Lexoni edhe:
Islami i AAK’së: Politika dhe feja nuk duhet të përzihen kurrë
Ka ditë që një 15 vjeçare nga Prizreni është zhdukur. Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e saj.
15 vjeçarja e cila dy ditë më parë u shpall e zhdukur nga familja, dyshohet se gjendet jashtë Kosovës.
Kështu kanë deklaruar nga Policia Rajonale në Prizren megjithatë vendndodhja e të njëjtës akoma nuk dihet.
Por karshi lajmit se e mitura është zhdukur, u komentua edhe zbulimi i identitetit të saj.
Islami i AAK’së: Politika dhe feja nuk duhet të përzihen kurrëLexoni edhe:
Fotografitë që kishin shpërndarë prindërit, u panë edhe nëpër media të ndryshme.
E një veprim i tillë po kritikohet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Ndërkohë nga Zyra e Avokatit të Popullit po thonë se identiteti i të miturve duhet të zbulohet vetëm në rast se është në interes të fëmijëve.
Megjithatë në të gjitha këto situate duhet të merret leje paraprake.
Geci thotë se publikimi i identitetit të fëmijëve mund të ndikojë në mirëqenien e tyre.
Mbrojtja e privatësisë është e drejtë e secilit njeri e cila mbrohet edhe me ligj.
(Kosova Sot Online)