
Lexoni edhe:
Vëllai i Albert Krasniqit: Të kam dashtë, të dua dhe do të dua gjithmonë
Një debat ka lindur mes anëtarit të PSD’së, Zgjim Hyseni dhe gazetarit Valon Syla për figurën historike të Adem Demacit.
Syla thotë se Demaci nuk e ka rëndësinë e njëjtë në histori sikur Ibrahim Rugova ndërkohë që Hyseni ka thënë se lufta në Jugosllavi ka qenë mes klasave e jo etnike.
Vëllai i Albert Krasniqit: Të kam dashtë, të dua dhe do të dua gjithmonë
Lexoni edhe:
“Duhet me qenë të saktë se po e gënjeni historinë,. Për cka u akuzu Adem Demaci 8 vitet e para. Nuk u akuzua as për shqiptari e as për tjetër. U hi për marksizëm leninizëm. Ki të burgosur që janë futur për shqiptari dhe për marksizëm leninizem. Po hyjmë më 2021 dhe ende nuk e dimë se kush është me shqiptari e kush për marksizëm leninizëm”, ka thënë Syla.
Ndërkohë pasi u përdoren tonet e larta nga Syla reagoi Hyseni i cili tha argumentet e tij.
“Je tu e bo të pamundshëm një diskutim. Askush si Adem Demaci nuk e ka vuajt krejt natyrën e regjimeve prej 45tës e tutje. Askush nuk e ka ditur si duhet të luftohet një regjim shtypës. Ai ka ditur të dallojë shtypjen dhe dallimin mes klasave të cilën e ka luftuar”, tha ai.
Këtu reagoi Syla përsëri.
“Dallimi për Jugosllavi ka qenë entik e jo dallim mes klasave ta dimë cfarë po flasim. Ai e ka dhënë propozimin për Ballkani”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)