
Lexoni edhe:
Zjarr në spitalin për Covid-19, vdesin katër pacientë
Gjermania është duke planifikuar që t’i mbyllë kufijtë për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe, Portugalia, Brazili dhe Afrika Jugore për shkak të frikës nga përhapja e varianteve të reja të koronavirusit.
Nisma e Berlinit erdhi pas takimit të ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të BE-së, të cilët diskutuan për një qasje më të koordinuar rreth kufizimeve për udhëtimet ndërkombëtare, shkruan The Guardian.
Zjarr në spitalin për Covid-19, vdesin katër pacientëLexoni edhe:
“Për ta mbrojtur popullatën tonë, nuk duhet të ketë hyrje nga rajonet ku këto variante të virusit janë shfrenuar”, tha të enjten ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, duke shtuar se masat e reja janë duke u diskutuar në Berlin.
Sipas tij, Gjermania synon që të vazhdojë përpara me planin e saj, edhe nëse vendet e BE-së nuk pajtohen për masa të ngjashme në tërë bllokun. “Ne nuk mund të presim shpejt një zgjidhje evropiane që i përmbush të gjitha pritjet tona, prandaj po përgatisim masa kombëtare”, shtoi ministri gjerman.
Sidoqoftë, Bashkimi Evropian duket se është i interesuar që ta shmangë mbylljen e kufijve nga shtetet veç e veç, siç ndodhi gjatë valës së parë të pandemisë pranverën e kaluar, me ç’rast u shkaktua kaos në ekonomi dhe udhëtime.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Miche, javën e kaluar tha se qeveritë e vendeve të BE-së janë plotësisht të bindura që kufijtë e brendshëm të bllokut duhet të mbeten të hapur, por gjithashtu besojnë se duhet të mundësohet që të kufizohen udhëtimet jothelbësore, kur është e nevojshme.
(Kosova Sot Online)