36 vjeçare dhe nënë e 11 fëmijëve, planifikon fëmijën e 12-të

  • E.K /
  • 29 January 2021 - 10:54
36 vjeçare dhe nënë e 11 fëmijëve, planifikon fëmijën e 12-të

Një nënë e 11 fëmijëve e cila sapo ka sjell në jetë beben e saj më të re nga operacioni kirurgjikal urgjent tashmë shpreson të ketë një fëmijë të 12-të në të ardhmen.

36-vjeçarja Courtney Rogers nga Santa Fe County, New Mexico, tha se do të mërzitet kur më në fund të ndalojë së linduri fëmijë.

Courtney solli në jetë fëmijën e saj të 11-të, Caris Audrey, më 28 nëntor 2020 dhe iu desh me urgjencë në operacion, sepse foshnja e saj ishte në ankth dhe mjekët kishin frikë se vajza e saj nuk po merrte oksigjen të mjaftueshëm.

Ajo tha: “Më pëlqen të jem nënë dhe vërtet do të doja të kisha një tjetër. Ne ndoshta do të presim një ose dy vjet për t’u provuar”.

Courtney në shtëpinë e saj bashkë me burrin e saj Chris, kanë fëmijët e tyre Clint, 10, Clay, nëntë, Cade, tetë, Callie, shtatë, Cash, gjashtë, binjakët Colt dhe Case  pesë, Calena, tre, Caydie, dy, Coralee, 19 muaj dhe tani Caris, vetëm shtatë javë në moshë.

Ajo pranoi se është përballur me disa kritika në Internet, me njerëzit që pyesin se si çifti përballon të kujdeset për fëmijët e tyre, ose si ata arrijnë t’ua kushtojnë të gjithë vëmendjen e duhur.

Por Courtney tha: “Ata nuk e dinë sa të ardhura kemi, ose që unë kurrë nuk i kam dërguar fëmijët në kujdes ditor ose shkollë”.

(Kosova Sot Online)