Videoja e çuditshme në TikTok, shfaqet një hije misterioze pas veturës

  • E.K /
  • 29 January 2021 - 13:21
Videoja e çuditshme në TikTok, shfaqet një hije misterioze pas veturës

Një burrë në Shtetet e Bashkuara ka thënë se beson që shpirti i vëllait të tij të vdekur është duke u endur nëpër shtëpinë ku kreu vetëvrasje. Burrit i është krijuar ky mendim pasi në një video kapi një hije të çuditshme afër veturës.

Roberto Morales nga San Diego i Kalifornisë shpërndau një video në TikTok, ku shihet një hije në formën e njeriut që ec para një veture të parkuar në oborrin e shtëpisë, shkruan Daily Mail.

“Vëllai im bëri vetëvrasje në këtë shtëpi më 18.11.2020”, shkroi ai në videon e publikuar në TikTok, duke u bërë thirrje shikuesve që të përqendrohen te pjesa para një veture ngjyrë argjendi.

Në video shihet një burrë që është duke shkarkuar nga një veturë tjetër një thes me çimento, kur një hije e zezë shihet për pak sekonda mes dy veturave.

Videoja është shikuar gati 9 milionë herë dhe ka marrë mbi 45.000 komente nga përdoruesit e aplikacionit të famshëm të videove, TikTok.

(Kosova Sot Online)