Isa Mustafa e Avdullah Hoti bisedojnë me zyrtarë të lartë të EPP-së, flasin për gjendjen aktuale politike në vend

  • E.K /
  • 29 January 2021 - 15:03
Isa Mustafa e Avdullah Hoti bisedojnë me zyrtarë të lartë të EPP-së, flasin për gjendjen aktuale politike në vend

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti kanë zhvilluar sot një takim online me nënkryetarin e Partisë Popullore Evropiane (EPP-së), David McAllister dhe disa zyrtarë tjerë të lartë të EPP-së.

Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa foli për gjendjen aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate.

Ai e njoftoi delegacionin e EPP-së për zhvillimin e procesit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

“U vlerësua që z. Hoti si kryeministër ka kryer një punë shumë të mirë dhe që disponimi i strukturave të LDK-së është shumë i mirë dhe cdo ditë po rritet më shumë.  

Po ashtu kryetari Mustafa u shpreh i përkushtuar për objektivat e LDK-së, përfshirë zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit, forcimin e ligjit dhe rendit dhe anëtarësimin e Kosovës në BE”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

(Kosova Sot Online)