Supremja urdhëron KQZ’në që ta rikthejë Shemsedin Dreshajn në listën e AAK’së

  • E.K /
  • 29 janar 2021 - 15:29
Supremja urdhëron KQZ’në që ta rikthejë Shemsedin Dreshajn në listën e AAK’së

Gjykata Supreme ka shqyrtuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndaj vendimit të KQZ’së dhe PZAP’së për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputet.

Nga Supremja është pranuar pjesërisht ankesa e AAK’së , e KQZ’së i është kërkuar që ta përfshijë në listën e kandidatëve numrin dy të listës, Shemsedin Dreshajn.

“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.15/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Nr.240-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në që kandidatin për deputet Shemsedin Dreshaj, ta përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Njoftimi i plotë për AAK’në:

Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.15/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Nr.240-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në që kandidatin për deputet Shemsedin Dreshaj, ta përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë.

Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e AAK-së, duke vërtetuar pjesën tjetër të vendimit të PZAP-së.

Edhe në rastin e pranimit të pjesshëm të ankesës së AAK-së, bëhet fjalë për vlerësimin e gabuar të afatit 3 vjeçar, ndërkohë që duhet referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç, e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021.

(Kosova Sot Online)