Hoti: 3 milionë euro ndihmë për gastronominë: LDK fituese

  • A.P /
  • 29 January 2021 - 17:09
Hoti: 3 milionë euro ndihmë për gastronominë: LDK fituese

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se javën e ardhshme do të shpallen kriteret për aplikim për ndihmën e qeverisë për gastronominë.

“3 milionë euro ndihmë për gastronominë për këtë vit, përshkak se vendimet e qeverisë për pandeminë e kanë prekur drejtpërdrejt këtë sektor. Ne kemi ndarë këtë shumë javën e ardhshme bëhet shpallja dhe do të vendosen kriteret për aplikim”, tha Hoti.

Ai ka thënë poashtu se për gastronominë është ulur TVSH’ja nga 18 në 8 përqind.

“Kemi filluar realizimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ulja e TVSH’së 18 në 8 përqind dhe heqja e TVSH’së për lëndën e parë të prodhuar në vend. Me masat e reja gradualisht po e tejkalojmë fazën kritike. Në pranverën e hershme kur pritet të vijnë vaksinat ne do t’i kthehemi plotësisht normalitetit”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot Online)