Abrashi: Çdo person publik e kanë synimin të dalin në politikë

  • A.P /
  • 29 January 2021 - 20:02
Abrashi: Çdo person publik e kanë synimin të dalin në politikë

Emir Abrashi nga Demokracia Plus, ka komentuar kapërcimet nga gazetaria dhe fushat e tjera në skenën politike.

Abrashi, ka thënë se çdo person publik po e sheh si “trampolinë” profesionin e tyre që të kalojë në politikë.

“Çdo person publik, qoftë edhe një aktivist politik, të gjithë e kanë synimin që ta përdorin atë platformë si trampolinë për të kaluar në politikë”, ka deklaruar ai.

“Tek shoqëria jonë, kemi një politizim të tejskajshëm, të gjithë synojmë që në një palë zgjedhje të kalojmë në proces politik”, ka thënë tutje ai. 

(Kosova Sot Online)