Gashi: Vendimi i Kushtetueses është skandaloz

  • A.P /
  • 29 January 2021 - 22:43
Gashi: Vendimi i Kushtetueses është skandaloz

Avokati Tomë Gashi ka komentuar edhe një herë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Supreme lidhur me mos lejimin e kandidimit tëAlbin Kurtit për deputet.

“Mendimi im është se edhe pse skandaloz ka me pru diçka të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës sepse ne definitivisht pas zgjedhjeve të 14 shkurtit s’do ta kemi qeverinë Hoti por do ta kemi qeverinë Kurti 2”, tha Gashi.

“Pas një kohe besoj se të gjithë e harrojmë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, pas një periudhe kohore, nëse realizohen vendimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe unë besoj se realizohen”, tha Gashi.

“Ne kemi me harru këtë vendim por s’kemi me harru qeverinë Kurti 2’, shtoi ai.

“Në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë me votuar simpatizantë të Vetëvendosjes por një numër i madh kanë me votuar prej mllefit prej punëve të këqija që supozohet se i ka bërë kjo qeveria Hoti dhe të tjerët. Për këtë arsye Kurti dhe të tjerët po e quajnë referendum”, shtoi Gashi.

(Kosova Sot Online)