Anton Quni: Filozofia dhe personaliteti i presidentit Rugova mohohet në Vetëvendosje

  • S.A /
  • 30 January 2021 - 08:35
Anton Quni: Filozofia dhe personaliteti i presidentit Rugova mohohet në Vetëvendosje

“Vet slogani i VV-së ‘Krejt dhe Drejt’ tregon se është diçka diametralisht e kundërt me filozofinë Rugoviane”.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se filozofia dhe personaliteti i Presidentit historik, Ibrahim Rugovës, mohohet në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka shtuar se vet moto e VV-së “Krejt dhe Drejt” është diçka që është diametralisht e kundërt me filozofinë Rugoviane.

“Fryma Rugoviane nuk është diçka që e dërgon ku ke dëshirë – ajo është në mesin e qytetarëve dhe posaçërisht e theksuar brenda LDK-së”.

“Kushdo që pretendon që mundet nga një strukturë politike ta marrë frymën Rugoviane dhe ta transferojë në ndonjë parti tjetër – posaçërisht në VV ku mohohet filozofia Rugoviane dhe personaliteti i tij – është diçka e pamundur, është një deklaratë pa asnjë bazë”.

Sipas tij, vizitat e Albin Kurtit tek varri i ish-presidentit Ibrahm Rugova janë simbolike.

“Kurti duhet të reflektojë si presidenti Rugova. Unë e dëgjoj posaçërisht nga veteranet e LDK-së që tregojnë kur për të parën  herë janë zhvilluar zgjedhjet nacionale, disa simpatizantë të LDK-së i kanë thënë Rugovës se ne do t’i marrim 100 për qind të votave, ai [Rugova] thotë ‘jo jo tani jemi në pluralizëm – është demokraci, duhet të ketë vota edhe për partitë tjera’”.

“Vet slogani i VV-së ‘Krejt dhe Drejt’ tregon se është diçka diametralisht e kundërt me filozofinë Rugoviane”.

(Kosova Sot Online )