Xhaxhai i Albert Krasniqit me fjalë të dhimbshme: Zemrën na ke thy

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 10:22
Xhaxhai i Albert Krasniqit me fjalë të dhimbshme: Zemrën na ke thy

Tri ditë pas vdekjes së biznesmenit prishtinas, Albert Krasniqi, axha i të ndjerit Ismet Krasniqi  ka shkruar një mesazh prekës për të në rrjetin social “Facebook”.

“Ah Nipi jem po vështirë me shkru për ty,zemrën na ke thy o Albi Zoti te shpërbleftë me xhehnet oj zemra jem. Do të jemi me zemër të thyer deri sa të takohemi në botën e ahiretit!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që dyshohet se Albert Krasniqi u vra nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Sipas mbrojtjes së Krasniqit, vrasja e Albertit ishte aksidentale.

Në ndërkohë ndaj Skënder Krasniqit është vendosur masa e paraburgimit për një muaj.

Ndaj tij rëndon akuza për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

https://www.facebook.com/ismet.krasniqi.359/posts/3659467307423501

(Kosova Sot Online)