Në Fushë-Kosovë grabiten stoli ari dhe dy telefona në një shtëpi

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 10:48
Në Fushë-Kosovë grabiten stoli ari dhe dy telefona në një shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Fushë-Kosovë.

Sipas policisë, një femër ka lajmëruar në polici se tre persona të dyshuar me forcë kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe i kanë grabitur stoli ari dhe dy telefona.

Pas kësaj ngjarje viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Rr.Kadri Minushi, Fushë Kosovë, 29.01.2021-02:35. Viktima femër kosovare ka njoftuar se tre persona të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj duke e  sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur stoli ari dhe dy telefona. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhetr në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)