Isa Mustafa përkujton Fadil Feratin në 11 vjetorin e vdekjes

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 13:25
Isa Mustafa përkujton Fadil Feratin në 11 vjetorin e vdekjes

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka përkujtuar kryetarin e Istogut, Fadil Ferati në 11 vjetorin e vdekjes.

Mustafa ka thënë se vepra e Feratit do të kujtohet përjetësisht.

“Fadil Ferati, prijësi shumëvjeçar i Istogut dhe proceseve të Kosovës, para 11 vitesh u nda fizikisht nga ne, por vepra e tij do të kujtohet përjetësisht. Ai ishte intelektual, miku më i mirë i qytetarëve të Istogut, veprimtar i LDK-së dhe Kosovës, lider popullor që në të gjitha garat ai doli fitues sepse ai atëherë kishte lidhur paktin me qytetarët e Istogut; do të ishte i afërt me problemet e tyre të përditshme dhe do të ishtë gjithnjë në krye të përgjegjësive politike e kombëtare, prandaj fitorja dhe popullariteti i tij nuk ishte i rastësishëm. Ndarja nga jeta e tij ishte një zbrastirë e pa zëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë qytetarët e Istogut dhe gjithë Kosovës, ndërsa LDK-ja humbi politikanin jo të zakonshëm dhe njërin nga kolosët e saj. Istogu dhe Kosova do ta përkujtojnë përherë njeriun e tyre model, Fadil Feratin!”, ka thënë Mustafa.

(Kosova Sot Online)