Ngordh qeni më i gjatë në botë

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 14:07
Ngordh qeni më i gjatë në botë

Ka ngordhur qeni që kishte bërë famë për shkak se ishte shpallur qeni më i gjatë në botë.

Qeni i quajtur Freddy i cili ishte 2.24 metra (matja: kur qeni qëndron në dy këmbë dhe matja bëhet nga këmbët e prapme deri në kokë) u bë shumë i famshëm kur në vitin 2016 arriti të futej në Librin e Rekordeve të Guinness, si qeni më i gjatë që vazhdonte të jetonte.

Freddy kishte kaluar gjithë jetën e tij me pronaren Claire Stoneman nga Essexi i Britanisë së Madhe, shkruan Daily Mail.

Vitin e kaluar Claire kishte organizuar një ndejë të madhe për ditëlindjen e qenit.

(Kosova Sot Online)