Haxhi Avdyli: LDK-së i duhen më shumë Antona e me pak Isa

  • G.G /
  • 30 January 2021 - 16:36
Haxhi Avdyli: LDK-së i duhen më shumë Antona e me pak Isa

Kandidati për deputet Haxhi Avdyli , thotë se kolegu i tij Anton Quni, e kolegë tjerë nëpër TV e gjetiu, po na mbajnë gajlen që ne sdo marrim vota të mjaftueshme jashtë LDK-së. 

Sipas tij nëse i duhet me zgjedh mes opsionit të zgjidhet njëri nga 30 deputetët, apo të mos zgjidhet nga 60 deputetët fitues, parapëlqen të dytën.

"Në politikë nuk kam qenë dhe sjam për një pagë, por për një ndryshim të gjendjes së mjerueshme që e kanë sjellë politikanët e 3% dhe "Vendlindjes thërret". Sondazhet flasin për ardhje të votuesve tanë me ne. Rritja e Listës sonë të përbashkët mbi 54%,nuk po vie nga kinezët por nga ish votuesit e LDK-së e partive tjera. Falenderoj secilin që sna latë vetë asnjëherë e jeni me ne kudo", tha Haxhi Avdyli.

Përndryshe ai tha se mikut Anton sinqerisht i uron suksese në zgjedhje dhe mendon që LDK-së i duhen më shumë Antona e më pak Isa. Antoni atë që mendon e thotë e Isa e gjuan gurin e fshef dorën.

(Kosova Sot Online)