Kurti: Serbia i ka shumë borxh kombit shqiptar

  • G.G /
  • 30 January 2021 - 16:37
Kurti: Serbia i ka shumë borxh kombit shqiptar

Kryetari i LV-së Albin Kurti, ka vizituar Krushën e Vogël  me rasin e vënies së gurthemelit të martirëve.

Ai tha se Serbia i ka shumë borxh Krushës së Vogël, Republikës së Kosovës, kombit shqiptar. Ne kemi nevojë për udhëheqës e përfaqësues që ia kërkojnë borxhin Serbisë, sepse plagët tona janë të hapura e drejtësia është e mohuar.

Sipas tij ky vend duhet të shndërrohet në vend për të gjithë vizitorët në Republikën tonë ngase nuk mund ta kuptoj askush të tashmen tonë nëse e shpërfillë të kaluarën tonë. Sot, për një gjë jemi të sigurtë, që ne jemi këta që jemi, e këtu ku jemi, edhe për shkak se nuk i kemi më ata më të dashurit tanë të cilët i kemi humbur e që sot janë vuajtja jonë e përbashkët, kujtesa jonë kolektive.

Emri i tyre s’ harrohet kurrë, gjaku i tyre nuk humbë kurrë. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, tha Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)