U raportua e zhdukur, policia thotë se vajza nga Podujeva po bashkëjeton me një person

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 09:59
U raportua e zhdukur, policia thotë se vajza nga Podujeva po bashkëjeton me një person

Një vajzë që është raportuar e zhdukur, është intervistuar dje nga policia.

Rasti është cilësuar si “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç”.

Policia ka marrë në pyetje edhe të dyshuarin, ndërsa të njëjtit janë liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ

Podujevë 25.12.2020 – 21:00.  Me datë 30.01.2021 është gjetur viktima femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Po ashtu në stacionin policor është shoqëruar edhe i dyshuari mashkull kosovar.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)