Kapen 10 persona duke luajtur bastore në Prishtinë

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 10:10
Kapen 10 persona duke luajtur bastore në Prishtinë

Dhjetë persona janë hasur duke luajtuar lojëra të fatit (bastore), në një lokal në Prishtinë.

Aty është hasur edhe përgjegjësi i lokalit, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE BIXHOZIT

Rr- Ilir Konushevci Prishtinë 30.01.2021 15:40. Raportohet se ne një lokal janë 10 persona duke luajtur me lojëra të fatit (bastore). Në vendin e ngjarjes është kontaktuar me personin përgjegjës të dyshuarin mashkull /kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër te tij janë konfiskuar paisjet elektronike, ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)