Në hyrjen e banesës së babait të Fatmir Limajt, vendoset pllaka përkujtimore

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 12:03
Në hyrjen e banesës së babait të Fatmir Limajt, vendoset pllaka përkujtimore

Në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, u bë shpalosja e pllakës përkujtimore të njërës prej bazave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më saktësisht, kjo u bë në banesën e babait të kreut të Nismas, Fatmir Limajt.

Djali i Kadri Limajt, Demir Limaj, tha se në këtë banesë kanë qëndruar figurat e UÇK-së dhe shumë plane operative janë bërë në këtë banesë.

Ndërsa, Fatmir Sopaj, kryetari i OVL-së dega në Prishtinë, tha se kjo është baza ku janë marr vendime të rëndësishme.

“Unë falënderojë familjen Limaj që kanë pasur guxim që banesën e tyre ta lëshojnë në shërbim të ushtarëve të UÇK-së”, tha Sopaj.


(Kosova Sot Online)