Vogëlushja përdor litarin për të luftuar kundër forcës së natyrës

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 12:15
Vogëlushja përdor litarin për të luftuar kundër forcës së natyrës

Shembja e një ure në Kolumbi i ka detyruar banorët e atij komuniteti të rrezikojnë jetën çdo ditë për të kaluar lumin e rrëmbyeshëm që ndodhej poshtë saj.

“Daily Mail”, ka publikuar një video ku shihet një vogëlushe duke kaluar lumin e rrëmbyeshëm me ndihmën e një litari, që ishte zgjatur pikërisht në vendin ku ndodhej më parë ura.

Ura i shërbente një fisi indigjen për të kaluar në provincën më të afërt. Ajo u shemb si pasojë e ujërave të rrëmbyeshëm dhe reshjeve të dendura të shiut përgjatë ditëve të fundit në atë zonë.

(Kosova Sot Online)