
Lexoni edhe:
Kërkohet paraburgim për policin H.K i cili kishte keqtrajtuar një 18 vjeçar
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është nisur sot për një vizitë pune në Francë, ku nesër do të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron në Paris,
Kërkohet paraburgim për policin H.K i cili kishte keqtrajtuar një 18 vjeçar 
Lexoni edhe:
“Rrugës për në Paris. Bisedime të rëndësishme për Serbinë na presin dhe tema të ndryshme, nga Kosova dhe Metohija, rruga evropiane e Serbisë, për ndërtimin e metrosë në Beograd. Rroftë miqësia serbo-franceze”, shkroi Vuçiq në profilin e tij në Instagram me një fotografi të veten nga aeroplani.
Më herët, Zyra për Bashkëpunim me Mediat e Presidentit njoftoi se Vuçiq do të merrte pjesë edhe në drekën e organizuar nga presidenti francez.
(Kosova Sot Online)