Spahiu: Vjosa e Albini nuk mundën me i ba as 100 hapa përtej Urës

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 14:13
Spahiu: Vjosa e Albini nuk mundën me i ba as 100 hapa përtej Urës

Analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu ka reaguar për vizitën që realizua në veri nga U.d presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurti.

Spahiu përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Osmani e Kurti nuk mundën t’i bëjnë as 100 hapa përtej Urës së Ibrit, ndërsa po t’i përfillnin këshillat e tij, problemi i Veriut të Kosovës ish zgjidhur moti.

Postimi i plotë:

Para 20 viteve pa fije problemi i udhëheqja në veri të Mitrovicës Kryeministrin Bajram Rexhepi dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Marcel Valentin. Sot, Presidentja e Kosovës e ish- Kryeministri Albin Kurti nuk munden me i ba as 100 hapa përtej Urës së Ibrit. Me i pa perfillë këshillat e mia, problemi i Veriut të Kosovës ish zgjidhur moti.
Foto: 30.06.2002. duke parakaluar në Veri të Mitrovicës, pran nesh autobusi i Nishit.


(Kosova Sot Online)