
Lexoni edhe:
Mustafa: Jam i bindur që LDK-ja do të shpërblehet me votë në zgjedhjet e 14 shkurtit
Emirati i Dubait ka njoftuar planet për të ndihmuar Kombet e Bashkuara që të shpërndajnë dy miliardë vaksina kundërkoronavirusit në disa nga vendet më të varfra të botës.
Dubai do të kombinojë rrjetin e tij të gjerë të transportit ajror dhe detar, pasi ai vepron si një qendër globale furnizimi, raporton BBC.
Mustafa: Jam i bindur që LDK-ja do të shpërblehet me votë në zgjedhjet e 14 shkurtit
Lexoni edhe:
Emirates Skycargo, operatori i aeroportit dhe portit në Dubai, DP Ëorld, do të formojë një aleancë logjistike për të përshpejtuar transportin e vaksinave të nevojshme urgjente përmes Dubai.
Dubai tashmë ka një nga qendrat më të mëdha në botë që specializohet në logjistikën e shpërndarjes së ndihmave.
Javën e kaluar, një organizatë me bazë në Dubai e përfshirë në menaxhimin e portit ra dakord të ndihmojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) të shpërndajë vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme pa asnjë pagesë.
(Kosova Sot Online)