Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 09:17
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021, ora 10:00”, ka thënë ai.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të llojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.

(Kosova Sot Online)