AstraZeneca do të siguroj edhe 9 milionë vaksina kundër COVID-19 për BE’në

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 10:35
AstraZeneca do të siguroj edhe 9 milionë vaksina kundër COVID-19 për BE’në

Presidenti i Komisionit Evropian thotë se gjiganti farmaceutik AstraZeneca do të zgjerojë kapacitetin e prodhimit.

Kjo kompani ka pranuar që të siguroj edhe 9 milionë doza shtesë të vaksinës anti-COVID për Bashkimin Evropian gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2021, shkruan “Independent”.

Tani ata kanë shënjestër që të prodhojnë dhe sigurojnë 40 milionë doza për në fund të marsit, por kjo përsëri është vetëm gjysma e sasisë që ata fillimisht kishin pasur për qëllim që të sigurojnë.

Kjo vonesë nisi një debat mes AstraZeneca dhe BE’së javën e kaluar. Pas një bisede me 7 krijuesit e vaksinës të dielën, Presidentja e komisionit evropian Ursula von der Leyen, tha se AstraZeneca do të filloj dërgesat e vaksinës një javë më herët sesa që ishte planifikuar dhe do të rris kapacitetin e prodhimit në Evropë.

Von der Leyen gjithashtu ka postuar në Tëitter duke thënë se janë bërë hapa para në raportor me vaksinën.

Vaksinimi në BE është duke qenë shumë më i ngadaltë se në SHBA, dhe ky vaksinim i ngadaltë është fajësuar në problemet që kanë shtetet mes vete dhe gjithashtu vonesa në aprovimin e vaksinës në krahasim me shtetet e tjera.

(Kosova Sot Online)