Spitali i Gjakovës njofton për vdekjen e laborantit

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 11:56
Spitali i Gjakovës njofton për vdekjen e laborantit

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës njofton për vdekjen e laborantit Jeton Huma, pas një sëmundjeje të rëndë.

“Në spital punoi nga viti 1980,d o të kujtohet si puntor i zëllshem për Spitalin, human për pacientët dhe shok për kolegët”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Njoftimi i plotë i tyre:

Jeton Huma (1962-2021)

Me hidherim të thelle njoftojme ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundje të rëndë të laborantit z.Jeton Huma.

Në spital punoi nga viti 1980,do të kujtohet si puntor i zëllshem për Spitalin, human për pacientët dhe shok për kolegët.

Spitali i Përgjithshëm percjell ngushëllimet me të sinqerta për familjaret, miqte dhe kolegët, me respekt e dhimbje të thellë.

I paharruar qofte  kujtimi i Tij!

(Kosova Sot Online)