Varianti i koronavirusit i Afrikës së Jugut prezent edhe në Britani

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 13:55
Varianti i koronavirusit i Afrikës së Jugut prezent edhe në Britani

Britania ka gjetur raste pozitive me variantin e ri të COVID-19 të Afrikës së Jugut e të cilët nuk kanë pasur histori udhëtimi kohët e fundit.

Dy persona nga Anglia janë infektuar ndërsa autoritetet nuk kanë gjetur lidhje të tyre të udhëtimit jashtë vendit, raporton Reuters.

Ndërkaq, banorë të zonës në Surrey nga janë edhe dy personat, tani do të testohen për të parë nëse janë infektuar.

“Varianti specifik i COVID-19 është identifikuar nga dy teste pozitive që kanë dalë në zonë, tek banorë që nuk kanë pasur udhëtime më herët apo raste me këtë variant”, ka thënë këshilli lokal.

(Kosova Sot Online)