Ky vend po teston për koronavirus edhe macet dhe qentë që shfaqin simptoma

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 14:23
Ky vend po teston për koronavirus edhe macet dhe qentë që shfaqin simptoma

Kafshët do të testohen nëse kanë qenë në kontakt me dikë që është i infektuar, dhe gjithashtu në rast se ato shfaqin simptoma.

Në Kore jugore testet e koronavirus do të bëhen edhe në mace dhe qenë në rast se ato shfaqin simptoma të virusit.

Kafshët do të testohen për Covid-19 në rast se kanë qenë në kontakt me një person të infektuar. Kjo lëvizje ka nisur teksa ekspertët britanik kanë paralajmëruar se edhe kafshët duhet të vaksinohen.

Javën e kaluar është raportuar se evoluimi i vazhdueshëm i virusit mund ta bëjë atë të transmetueshëm edhe tek njerëzit nga kafshët.

Ky është një rrezik i dukshëm për shëndetin publik mund të jetë afatgjatë. Ekspertët mendojnë se sapo të përfundoj vaksinimi i njerëzve, kafshët janë të dytat në radhë që duhet të vaksinohen në mënyrë që të eliminohet virusi.

Nëse kafshët rezultojnë pozitiv me koronavirus në testim, edhe pronari i tyre duhet të vetë-izolohet, thotë rregullorja e re në Kore jugore.

Sipas OBSH, shumica e sëmundjeve shpërndahen mes njerëzve, por ka mjaftë raste që ato shpërndahen edhe nga kafshët tek njerëzit ose anasjelltas.

(Kosova Sot Online)