Shkencëtarët paralajmërojnë: Njerëzimi po vrapon drejt një të ardhme të tmerrshme të cilën po e nënvlerëson

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 14:57
Shkencëtarët paralajmërojnë: Njerëzimi po vrapon drejt një të ardhme të tmerrshme të cilën po e nënvlerëson

Pas dekadave të dështimeve në një përpjekje për ta ngadalësuar ndryshimin e klimës dhe të gjitha pasojat e saj, civilizimi është në prag të kolapsit, pohon një ekip shkencëtarësh.

“Shkalla e kërcënimit ndaj biosferës dhe të gjitha formave të saj të jetës – përfshirë njerëzimin – është në të vërtetë aq e madhe sa është e vështirë të kuptohet edhe nga ekspertë të mirëinformuar”, theksojnë studiuesit në revistën Conversation.

Autorët shpjegojnë se edhe ekspertët, meqenëse zakonisht kanë njohuri vetëm në fusha të kufizuara të ekspertizës së tyre, e kanë të vështirë ta kuptojnë shkallën e problemeve me të cilat përballet civilizimi ynë. Sigurisht, është edhe më e vështirë për njerëzit laikë.

“Njerëzit mesatarë kanë vështirësi ta kuptojnë madhësinë e kësaj humbjeje, pavarësisht nga erozioni i vazhdueshëm i indeve të civilizimit njerëzor”, shkruajnë autorët, duke theksuar se arsyeja pse madhështia e fjalëve të tyre mund të duket e tepruar është fakti se rolet për të cilat flasin janë tepër të larta.

“Mesazhi ynë mund të mos jetë i popullarizuar, por është vërtet i frikshëm”, shkruajnë studiuesit në vlerësimin e tyre në revistën Conversation.

“Por shkencëtarët duhet të jenë të sinqertë dhe të saktë nëse duan që njerëzimi ta kuptojë madhësinë e sfidave me të cilat përballemi”, shtuan ata.

Studimi i botuar analizoi më shumë se 150 studime dhe 17 shkencëtarë kryesorë punuan në të, duke përfshirë disa nga Universiteti Flinders, Stanford dhe Universiteti i Kalifornisë.

Në këtë studim, ekspertët përshkruajnë prirjet e mundshme në të ardhmen në humbjen e biodiversitetit, zhdukjen masive, ndryshimin e klimës dhe ndotjen toksike.

“Problemet në lidhje me konsumin njerëzor dhe rritjen e popullsisë pothuajse me siguri do të përkeqësohen gjatë dekadave të ardhshme. Dëmi do të ndihet për shekuj dhe do të kërcënojë mbijetesën e të gjitha specieve, përfshirë tonën”, thonë autorët.

Ata thonë se së pari u përpoqën ta përcaktonin shkallën në të cilën ekspertët e kuptojnë shkallën e kërcënimit për biosferën dhe format e saj të jetës, përfshirë njerëzimin. Fatkeqësisht, rezultatet e tyre treguan se kushtet e ardhshme të jetesës do të jenë shumë më të rrezikshme sesa besojnë aktualisht ekspertët.

Ata paraqitën të gjitha të dhënat përkatëse, si dhe ato që na presin, çfarë “u zhduk” nga faqja e tokës dhe si askush nuk bëri asgjë. Gjithashtu, në analizën e tyre, ka udhëzime se çfarë mund dhe duhet të bëhet, por kërkohet të paktën të përpiqemi ta ngadalësojmë këtë skenar të zi.

(Kosova Sot Online)