Gjendet i vdekur një 38-vjeçar në Skënderaj, dyshohet se është vetëvarur

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 15:25
Gjendet i vdekur një 38-vjeçar në Skënderaj, dyshohet se është vetëvarur

Një 38-vjeçar është gjetur mbrëmë i vdekur në banesën e tij në Skënderaj.

Burime të medias tregojnë se dyshimet e para janë që viktima ka kryer vetëvrasje me litar. Ai është gjetur i varur nga familjarët e tij.

Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Po, dje është gjetur i vdekur një person në banesën e tij. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti.

(Kosova Sot Online)