Tërmeti po vjen, godet kullën 20 vjeçare te krimit të organizuar të ndërtuar nga PDK dhe LDK!

Tërmeti po vjen, godet kullën 20 vjeçare te krimit të organizuar të ndërtuar nga PDK dhe LDK!
Tërmeti po vjen, godet kullën 20 vjeçare te krimit të organizuar të ndërtuar nga PDK dhe LDK!

Muhamet Kelmendi

  • 01 February 2021 - 07:55

Shkruan: Muhamet Kelmendi

PDK dhe LDK janë të fuqishëm në pushtet, në sistemin e drejtësisë, në ekonominë publike dhe private. Këtu është vështirë të intervenohet me masa spastruese. Kjo, për faktin se janë mirë të organizuar dhe është shumë vështirë intervenimi. Këtë e kemi parë te Telekomi dhe Posta e Kosovës. Megjithatë, humbja në përqindje e tyre në masat votuese është shumë e mirë. Ajo tregon se votuesit kanë filluar të ndahen nga tradicionalizmi i krijuar dhe kështu po fillojnë të votojnë tjerët. Kjo është pozitive.

-Natyrisht se është zbehur shumë ndikimi i subjekteve të tilla politike në bastionet e tyre tradicionale. PDK dhe LDK kanë arritur të punësojnë numër të madh të përkrahësve të tyre. Punësimet janë si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivel lokal. Ndërsa, tërësisht janë të kapura nga këto dy parti subjektet ekonomike publike dhe shtetërore. Në KEK në Telekomunikacion, në Hekurudhat e Kosovës apo në Ibër-Lepenc, kudo janë prezent vetëm militantët e PDK-së dhe të LDK-së.

Kështu ka qenë dhe është edhe në sektorin privat. Kudo janë ndarë mjetet, janë dhënë objektet në infrastrukturë etj. Nga pushteti njerëzve të këtyre partive. I theksova këto për të parë se nuk është e lehtë të munden këto dy partie dhe të sillen në gjendjen e një rëndësie të pa vlerë për shtetin. Tash kemi një udhëheqje në sondazhet për zgjedhje të 14 shkurtit nga VV. Duket se do të fiton. Por, me këtë ende nuk do të thotë se kemi një kthesë të ashpër nga VV, në dëm të madh të PDK-së dhe të LDK-së.

Nga ajo që shihet këto dy parti do të dalin të dytat a të tretat, me nga 15-24%. Kjo është një përqindje mjaftë e madhe. Pa këto përsëri është vështirë të ndërtohet shteti dhe të zgjidhen problemet. Në anën tjetër, duhet theksuar, se në gjendjen e tillë, ku duhet koalicioni i VV me ndonjë parti, pa shkuar te Lista Serbe, është çështje që ndal aktivitetin e shkatërrimit të forcave të këtyre subjekteve në pushtet dhe jashtë tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".