Ky është babai i 4 fëmijëve që u ekzekutua me automatik me silenciator

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 15:58
Ky është babai i 4 fëmijëve që u ekzekutua me automatik me silenciator

Personi që shihni në foto është 41-vjeçari Shkëlzen Kastrati, i cili humbi jetën sot në një atentat me armë zjarri në Fier.

Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si ‘Kthesa e Sheqit’ rreth orës 10:20. Viktima ishte baba i katër fëmijëve, ndërsa në pronësi kishte një lokal-bilardo në Fier.

“Panorama” mëson se vrasja është kryer me një armë automatik me silenciator.

Kujtojmë se vëllait të Shkelzen Kastratit, Kelment Kastrati, iu bë një atentat në janar të vitit 2016 në vendin e njohur si Mulliri i Artë.

Në këtë atentat mbeti i vrarë Granit Kasa, ndërsa për ngjarjen u akuzua Ermal Binjaku.

(Kosova Sot Online)