Ekzekutimi me dy plumba,ja çfarë u gjet brenda “Range Rover”-it të Shkelzen Kastratit

  • G.G /
  • 01 February 2021 - 16:44
Ekzekutimi me dy plumba,ja çfarë u gjet brenda “Range Rover”-it të Shkelzen Kastratit

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit, shtetasit që u vra sot me dy plumba në vendin e quajtur Ura e Sheqit në Fier.

“Panorama” mëson se vrasja është kryer me një armë automatik me silenciator.

Po ashtu raportohet se arma me të cilën është kryer krimi është gjetur brenda në automjetin e djegur.

Sjellim në vëmendje që Kastrati mori një plumb në kokë, ndërkohë që po drejtonte makinën e tij tip “Benz”.

Makina e tij u përplas me një tjetër automjet, ndërsa Shkëlzen Kastrati gjeti vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar me një makinë tip “Range Rover” që u gjet e djegur në fshatin Daullas të Fierit.

https://www.youtube.com/watch?v=h_WokbGPRqE&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)