Haziri: LDK do të fitojë me 14 shkurt për Republikën

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 19:10
Haziri: LDK do të fitojë me 14 shkurt për Republikën

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, thotë se ka qenë pjesë e Konventës online të Partive Popullore Europiane.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haziri thotë se anëtarët e EPP i ka njoftuar për rolin e LDK’së në qeverisje, menaxhim të pandemisë dhe çështje tjera të rëndësishme.

Thotë se BE ka dhënë përkrahje të jashtëzakonshme për Kosovën dhe për këtë ai ka shprehur falënderim.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Në Konventën online të Partive Popullore Europiane, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e njoftova EPP dhe kolegët për rolin e LDK’së në qeverisje, menaxhimin e pandemisë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Republikës dhe për lajmin e madh për marrëveshjen bilaterale Izrael-Kosovë për njohjen.

Presidenti i EPP, z. Donald Tusk dhe sekretari gjeneral z. Lopez, uruan LDK’në dhe Kosovën për këtë të arritur, duke e mbështetur pa rezervë partinë e besës dhe shpresës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Në emër të LDK’së, falënderova BE’në për përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë Kosovës në të gjitha proceset.

LDK, besë dhe shpresë për Republikën!

(Kosova Sot Online)