'Hallakatet' Haliti e krahason Albin Kurtin me Stalinin

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 22:07
'Hallakatet' Haliti e krahason Albin Kurtin me Stalinin

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar lidhur me koalicionin LVV-LDK të nomenklaturës së gjashtë.

Haliti, ka deklaruar se gabimi i të dy partive ishte mungesa e një marrëveshjeje programore.

“Albini e bani gabimin. Ti e ki një kontratë me një parti, ata nuk kanë pasur marrëveshje programore, por i kanë nda ministritë. Ulnu bashkë me ministrin, sqaroji problemet. Nëse duhet me ndërru, merreni vesh bashkë”, deklaroi ai.

Tutje, ai e krahasoi sjelljen e Kurtit për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm në deytrë, Agim Veliut, me atë të diktatorit rus, Joseph Stalin.

Ish-kryeparlamentari është shprehur i habitur për hezitimin që anëtarët e Vetëvendosjes kanë që të komunikojnë me të.

““Unë çuditem me një kategori të njerëzve të Vetëvendosjes, ata nuk të flasin në rrugë. S’guxojnë me të përshëndet. Unë nuk e kuptoj, sillen njësoj si në komunizëm”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)