
Lexoni edhe:
Korrupsioni veç po trashet, nuk luftohet nga të korruptuarit në pushtet
Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka komentuar vizitën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti në këtë komunë.
Lushtaku tha se ky ishte një provokim për Kurtin.
Ai shtoi se Kurti kishte marrë më shumë policë me vete gjatë vizitës në Skenderaj sesa kur ishte për vizitë në veri të Mitrovicës.
Korrupsioni veç po trashet, nuk luftohet nga të korruptuarit në pushtet
Lexoni edhe:
“Po besoj që edhe une e kam pa njejte sikur ju. Më vjen keq që Albin Kurti ka ardhe me forca të shtuara të policisë dhe pershtypja jem ishte sikur gjate luftës, sikur ne drenice duhet me shku me vepru me vra njerëz. Kurti nuk është dashtë me ardhë në Drenicë ashtu, unë mendoj që zotri Kurti e ka provoku qytetarin e Drenicës. Para dy ditësh ishte në Mitrovicë dhe nuk ka pasur aq shumë forca policore si në Skenderaj. Sheshi I Skenderajt ka qenë me plot policë, me maska e pa maska”, tha Lushtaku.
“Na jemi në një sistem demokrat, ka mujt me ardhë në Skenderaj me mbajt tubime pa policë, madje edhe pa roje. Ka qenë një provokim, qytetarëve ua ka kujtu vrasjet e shumta në Drenicë. Njerëzit kanë humbë shumë anëtarë të familjes këtu”, shtoi Lushtaku.
(Kosova Sot Online)