Ehat Miftaraj: Drenica dhe drenicaku është në qendër të vëmendjes vetëm gjatë fushatave

  • E.K /
  • 02 February 2021 - 08:19
Ehat Miftaraj: Drenica dhe drenicaku është në qendër të vëmendjes vetëm gjatë fushatave

Ehat Miftaraj nga IKD i ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me rajonin e Drenicës.

Miftaraj, me anë të ‘Facebook’-ut, pas ndodhisë së sotme në Skenderaj, ka thënë se Drenica është vendi më i pazhvilluar në Kosovë.

Sipas tij, ky rajon del në qendër të vëmendjes vetëm përgjatë kohës së fushatave parazgjedhore.

Postimi i plotë:

Komuna Skenderaj ka papunesine me te madhe ne Kosove. Ende Drenica eshte vendi me i pazhvilluar ne Kosove

Drenica dhe drenicaku eshte ne qender te vemendjes vetem gjate fushatave parazgjedhore. Pas dites se zgjedhjeve ky rajon vazhdon me hallet e veta, ne kerkim te nje vendi pune ne gurbet, e pushtetaret e vazhdojne jeten te lumtur dhe ne begati.

Kapja e shtetit eshte ba ne emer te Drenices, po jo nga drenicaket.

(Kosova Sot Online)