I kishte dhënë fund lidhjes, e reja vritet me thikë nga ish-i dashuri

  • E.K /
  • 02 February 2021 - 11:42
I kishte dhënë fund lidhjes, e reja vritet me thikë nga ish-i dashuri

Një 29-vjeçare, Sonia Di Maggio, u qëllua me thikë për vdekje, ndërsa ishte në rrugë me të dashurin e saj në Minervino të Leçes, në zonën Specchia Gallone.

E reja ishte me origjinë nga Rimini dhe ishte zhvendosur në Salento për disa kohë. Ajo u godit me thikë në fyt dhe bark disa herë. Karabinierët janë vënë në gjurmët e autorit, i cili dyshohet se është ish-i i viktimës.

Sipas disa dëshmitarëve, 29-vjeçarja dyshohet se është përpjekur të mbrojë të dashurin e saj, gjithashtu 29 vjeç, nga sulmi i autorit.

Ky i fundit, me origjinë nga Napoli, nuk ishte dakord me fundin e historisë së çiftit, teksa edhe në të shkuarën e kishte kërcënuar se do ta vriste.

(Kosova Sot Online)