
Lexoni edhe:
Ramiz Lladrovci: Drenica s’i duron provokimet e ata që bartin armë të gjata, Policia duhet të japë sqarim
Kryetari i socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak, në emisionin e mëngjesit në “Tv Happy” ka zgjedhur fjalët më të rënda për të fyer Vojsllav Sheshelin. Këto fjalë të Canak kanë ardhur si rezultat i një emisioni të një dite më parë pasi Cedmor Jovanoviq ishte detyruar që ta lëshojë studion shkaku i përplasjes me Sheshelin.
Canak e ka quajtur derr dhe kriminel lufte Sheshelin derisa nuk ka ngurruar që ta shajë edhe me nënë.
Në mes të fyerjeve të Canak është përpjekur që të ndërhyjë edhe autori i emisionit, Milomir Maric, duke folur për sukseset akademike të Sheshelit, megjithatë një gjë e tillë nuk e ka ndalur Canakun për të vazhduar sulmet.
Maric vazhdoi ta provokonte duke e pyetur nëse Sheshel ishte më i zgjuar se ai, kështu që Canak u përgjigj edhe më ashpër.
“Ai është një kafshë, i frustruar seksualisht, sepse është i çmendur”, ka thënë tutje Canak.
Ai gjithashtu ka thënë se dyshohet që Vuk Drashkoviç e kishte pyetur Sheshelin se si mund të gënjejë kaq shumë, derisa Sheshel sipas Canakut ishte përgjigjur:
“Derisa ka një milion analfabetë në Serbi, unë nuk duhet të shqetësohem për të ardhmen time”.
(Kosova Sot Online)