E sulmoi sek*ualisht më pas e kërcënoi me armë, viktima e raporton rastin në polici

  • E.K /
  • 02 February 2021 - 12:13
E sulmoi sek*ualisht më pas e kërcënoi me armë, viktima e raporton rastin në polici

Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht më pas është kërcënuar me armë nga një mashkull.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së tij por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, njofton policia.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor pastaj me urdhër të prokurorit pasi intervistimit të dy palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM SEKSUAL/Zubin Potok, 29/30.01.2021 – 21:00-4:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe është kërcënuar me armë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së tij por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor pastaj me urdhër të prokurorit pasi intervistimit të dy palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)