Kimete Berisha me fjalë të rënda për Ganimete Musliun dhe Sami Lushtakun

  • G.G /
  • 02 February 2021 - 13:21
Kimete Berisha me fjalë të rënda për Ganimete Musliun dhe Sami Lushtakun

Publicistja Kimete Berisha, e ka quajtur Ganimete Musliun budallaqe, pasi kjo e fundit iu referua Albin Kurtit si psikopat.

Berisha thotë se Drenica është e Kosovës dhe jo e bandave të Sami Lushtakut e Ganimete Musliut, reagimi i saj vjen pas vizitës së Kurtit në Skënderaj.

Reagimi i saj i plotë:

Psikopat është njeriu që nuk tutët, budallaqe.

Kur je psikopat: nuk ke frikë, nuk ke turp dhe nuk ndjen.

Prandaj, mos thuaj se Albini është ‘psikopat’ dhe po tutët prej vezëve të Samiut.

Se nuk e lidh psikologjia këtë padijen tënde.

Por pyet: Pse kaq pak Drenicasë (veç një grusht) janë kundër Albin Kurtit! 

Kam pas më shumë besim në Ty, që i mbledhni bile së paku 40-të veta, m’i thënë ‘hajn’ njeriut që nuk e ka shkel as bubrrecin.

Poshtë ju ka ra katuni.

Drenica është e Kosovës, jo qysh ka qenë deri tash e bandave të Sami Lushtakut dhe e Ganimetes!

P.S. A e kam mirë, a jo?

Kujtojmë se kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vizitës së kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit në Skënderaj, me ç’rast ndërhyri edhe policia.

Musliu e ka quajtur “psikopat” Kurtin, duke thënë se ai nuk e kursen as jetën e njeriut për spektaklet e tij politike. 

(Kosova Sot Online)