Erdogani i zbret pak Benzit, vozitet me autobusin elektrik pa shofer

  • G.G /
  • 02 February 2021 - 13:36
Erdogani i zbret pak Benzit, vozitet me autobusin elektrik pa shofer

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka vendosur ta ndërrojë për disa minuta mjetin e transportit. E la pak anash limuzinën luksoze, Mercedes-Benz S600, duke hipur në një autobus me rrymë.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Erdogani shihet duke u vozitur në një autobus pa shofer, për të cilin tha se është zhvilluar nga inxhinierët turq.

Autobusi bën xhiro në oborrin e pallatit presidencial, ndërsa më pas presidenti turk zbret dhe jep një deklaratë para gazetarëve.

Krejt në fund, ai vendos të dalë para autobusit të ri për të bërë disa fotografi.

Për më shumë hollësi, shikojeni videon e publikuar më poshtë:

 

(Kosova Sot Online)