Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

  • E.K /
  • 02 February 2021 - 15:10
 Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 3 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe  245 raste të reja të infektuara me koronavirus.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.615 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Viti 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Rahovec 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Prizren 3 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Vushtrri.

(Kosova Sot Online)