Ndërpritet mësimi online, nxënësit në Kamenicë u rikthehen bankave shkollore

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 17:51
Ndërpritet mësimi online, nxënësit në Kamenicë u rikthehen bankave shkollore

Nesër nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë do t’u rikthehen bankave shkollore.

Njoftimi u bë i ditur nga Komuna e Kamenicës.

Nga kjo komunë është thënë që mësimi online është ndërprere dhe mësimi i rregulltë në shkolla do të fillojë nga nesër.

Njoftimi i plotë:

Nga nesër ndërpritet mësimi online dhe fillon mësim i rregullt në shkollën “Dëshmorët e Kombit”

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi online në shkollën “Dëshmorët e Kombit”.

Me anë të këtij vendimi mësimi i rregullt në këtë shkollë do të filloj prej datës 03.02.2021.


(Kosova Sot Online)