Pas disa ditëve me shi, moti në Kosovë do të stabilizohet

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 18:54
Pas disa ditëve me shi, moti në Kosovë do të stabilizohet

Pas disa ditëve me shi, moti në Kosovë ditëve në vazhdim do të stabilizohet.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditët e ardhshme do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell.

“Pas këtyre ditëve me reshje të shumta që përfshinë vendin tonë, situata meteorologjike po vije drejt stabilizimit. Do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell. Kjo situatë stabile paraqitet si pasojë e masave stabile të ajrit me presion të rritur atmosferik. Parashihet rritje si në fushat barike po ashtu edhe në ato termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online)