Syla, pasi Vjosa Osmani bëhet bartëse e listës së VV’së: Ia ngulën Glaukut

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 21:49
Syla, pasi Vjosa Osmani bëhet bartëse e listës së VV’së: Ia ngulën Glaukut

Valon Syla, ka reaguar pas informacionit se ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, është bartëse e listës së kandidatëve për deputetë e Vetëvendosjes.

Syla, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se një gjë e tillë përcjell një mesazh për kreun e këtij subjekti politik.

“Ja ngulën Glaukut. Shpend Ahmeti ma bojke s’ka shanca Vjosa me u bo bartëse e listës. O ngomni se e njoh logjikën e Kurtit. Në Podujevë me Bulliqin, në Kosovë me Vjosën… kjo tregon se ska Vetëvendosje, por ka vetëm Albin Kurt. Ata aty brenda janë vetëm numra”, deklaroi ai në ‘Facebook’.

Pas mos-lejimit të pjesëmarrjes në zgjedhjet qëndrore të Kurtit, meqë ky i fundit kishte probleme me ligjin në tri vitet e fundit, Vetëvendosja e ka konfirmuar se i është certifikuar lista. Në krye të listës, është vënë Osmani.

Gjykata Kushtetuese, pas seancës publike të mbajtur në dhjetor për votën jo-kushtetuese të deputetit Etem Arifi, ka kërkuar nga KQZ’ja që t’i referohet Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në zgjedhjet e radhës.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme kërkon mos-certifikimin e personave, ndaj të cilëve gjykata në tri vitet e fundit ka marrë vendim të formës së prerë për veprat penale të kryera.

(Kosova Sot Online)