Hyseni: Përpara në VV kemi qeshë kur thoshin se korrupsioni e pengon zhvillimin ekonomik

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 22:17
Hyseni: Përpara në VV kemi qeshë kur thoshin se korrupsioni e pengon zhvillimin ekonomik

Zgjim Hyseni i PSD’së ka folur për korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik në vend. Tregon se çka mendon për korrupsionin derisa ai ishte pjesë e VV’së.

“Problemi në Kosovë, nëse duam të flasim, për makroekonominë nuk shpjegohet thjeshtë përmes korrupsionit”, tha Hyseni.

“Madje në drejtim, nuk e di, Rroni nëse e mban mend, përpara në Vetëvendosje, në njëfarë mënyre kemi qeshë kur tjerët e kanë shpjeguar mungesën e zhvillimit ekonomik me ekzistencën e korrupsionit”, tha ai.

“Në qeverisjen e ardhshme është mirë mos me pas një armik të brendshëm”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)