Hoti flet në detaje për problemet që çuan në prishjen e koalicionit me VV’në

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 22:35
Hoti flet në detaje për problemet që çuan në prishjen e koalicionit me VV’në

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për ngjarjet që sipas tij çuan në prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, në mars të vitit të kaluar.

Hoti thotë se përçarja e parë ka qenë para Konferencës së Munihut, ku ai dhe kryeministri në atë periudhë Albin Kurti kishin shkuar ndaras.

“Prej ditës së parë s’ka lënë [Kurti] kauzë pa përdor për të bërë një veprim politik që të çoj ujë në mullirin e Vetëvendosjes. Por ajo është histori tanimë. Kam qenë personalisht i përfshirë në tre muaj negociata me LVV-në. Kam udhëheq pjesën programore dhe kam qenë pjesëmarrjes i arritjes së marrëveshjes Kemi imponuar 90 përqind të programit të LDK-së. Ata kanë lëvizë nga një ekstrem në tjetrin për ta formuar koalicionin”.

“E kam lutur Kurtin që të shkojmë në Konferencën e Munihut. I kam thënë: lëre presidentin, tash ke kompetenca si kryeministër, ke fuqi në Kuvend dhe Qeveri. Dhe aty ka qenë thyerja e parë. Në Munih kemi shkuar veçmas. Thyerja tjetër: pas një muaji ka qenë thyerja tjetër kur kishim përgatitur planin e detajuar për  zbatimin e planit qeverisës. Në Prevallë, konstatimi i tyre ka qenë që të obligohen ministrat që të nxjerrin çështje për të çuar në prokurori. Ky është mentalitet i mbrapshtë i qeverisjes”, ka thënë Hoti.

Ai shton se nuk mund t’u jepet si plan, ministrave për të gjetur raste për të çuar në prokurori në mënyrë që me atë të matej performanca e tyre 100 ditore.

“Tjetra ka qenë një vendim që ka qenë në arkivat e Qeverisë të vitit 2013 për NATO-n në veri. Njeri i ekzaltuar se çfarë gjeti aty! Vizita në Washignton – kërkesa që të udhëtojmë në Washington. E kam lutur unë, Isa Mustafa në zyrën e tij i ka thënë: Të marrim përgjegjësi të shkojmë, do të bisedojmë për marrëveshje ekonomike”, shtoi Hoti.

(Kosova Sot Online)