Votues nga mërgata e fotografojnë fletëvotimin

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 23:36
Votues nga mërgata e fotografojnë fletëvotimin

Votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë përfillur ligjin, duke fotografuar fletëvotimin dhe publikuar ato në rrjete sociale.

Në muajin qershor të 2017’ës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nxori vendimin për ndalimin e fotografimit të votës.

Bazuar në praktikat e mëparshme, personat të cilat kanë fotografuar votën janë përballur me ligjin.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka deklaruar se mbi 130 mijë aplikacione tashmë janë futur në sistem, ndërsa, mbi 60 mijë janë aprovuar me të drejtën për votim.

Sipas Elezit, votuesit jashtë Kosovës e që kryesisht është diaspora kosovare do të mund të votojnë vetëm me postë.

“Të gjithë qytetarët, të cilët regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 shkurt. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, ka deklaruar ai. 

(Kosova Sot Online)